E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Berisha: Jo depolitizim i komisioneve. Kreu i PD pretendon se ka zbuluar shkelje të reja në qendrat e votimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi shkelje të reja të Kodit Zgjedhor në qendrat e votimit, duke përsëritur se opozita nuk do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Në pamjet e publikuara nga selia e PD-së, shfaqen komisionerë të cilët kontrollojnë votën e qytetarëve në qendrat e votimit që i përkasin qarkut të Elbasanit.

“Nuk ka sekret më votën, të gjitha i kontrollon komisioneri ose voton vetë komisioneri.”

Reklamë

Edhe pse shkelja e ligjit në qendrat e votimit ngarkon me përgjegjësi të barabartë si komisionerët e PS-së, ashtu edhe ata të PD-së, Berisha u doli në mbrojtje përfaqësuesve të opozitës në komisionet e qendrave të votimit.“Aty ku Sara Mile, Arkend Balla, shkojnë me hanxharët e Troplinëve dhe Suel Çelës, komisionerit i ngelet shumë pak hapësirë.”

Në një kohë që pamjet e publikuara nga vetë PD tregojnë se sistemi i komisionerëve politikë nuk ka funksionuar, kryetari i PD-së e refuzoi idenë e depolitizimit të komisioneve zgjedhore.

Reklamë

“Ka një propozim në rekomandimet që thuhet t’i bëjnë administrata. Por në botë, nëse ka një administratë që nuk mund t’i bëjë, sepse është e tëra patronazhiste, është administrata shqiptare.”

Depolitizimi i komisioneve zgjedhore është një ndër rekomandimet kryesore të ODIHR-it, por edhe të Këshillit të Evropës, në raportin e fundit për zgjedhjet e 11 majit.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë