Ndërsa socialistet ishin mbledhur ne kongresin e tyre zgjedhor, lideri historik i demokrateve Sali Berisha ironizoi punimet e tij. Përmes një postimi ne rrjetin social facebook, ish-kryeministri sulmoi pasardhësin e tij Rama me nje urim thumbues. “Gëzuar kongresin pa gare! Kongresin e kryetarit tuaj te pazgjidhshëm, kryetarit tuaj te përjetshëm. Amin”. Sipas Berishës, me drejtimin e Rames, Partia Socialiste është shndërruar ne partine e mafies dhe krimit te organizuar, partine kanabiste te Kokedhimes dhe është rikthyer ne kohërat e regjimit te Hoxhës. “Urimi i vetëm qe te vjen vetvetiu për kongresmenet e mbushur plot kusarë, vrasës, trafikante droge, prostitucioni, pengmarrës dhe hajdute ordinere është: Gëzuar kongresin pa gare”, – e mbyll postimin e tij Berisha.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *