E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha i rikthehet akuzave për SPAK: E amnistoi Erion Veliajn për inceneratorin dhe dosjen 5D

Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur akuza se SPAK amnistoi kryebashkiakun Erion Veliaj, nga afera e dosjes “5 D” dhe Inceneratorit.

“Qytetarët shqiptarë duan të dinë pse Erion Veliaj nuk u arrestua për djegësinë e Tiranës, me të cilin janë zhdukur 130 milionë euro për u vendosur një tullë në themelet e tij, për të cilin përgjegjës direkt është Edi Rama dhe Erion Veliaj.. Pra, Erion Veliaj nuk u penalizua, nuk u mor në hetim për këtë aferë, më flagrantja në historinë e vendit, vetëm e vetëm se kjo të çonte direkt te Edi Rama.

Erion Veliaj, në një akt kriminal, nuk u akuzua, nuk u penalizua për aferën e 5D, aferë e cila është modeli i vjedhjes 100 përqind të parave publike nga zyrtarët, nga drejtorët, nga Veliaj, nga Mazniku në Bashkinë e Tiranës. Me dokumente. Pra, as për këtë jo, të cilën e paraqiti opozita. U fol, dokumente nuk ka. Prokuroria ka dokumente që punonjës janë shprehur se hoteli është i Lali Erit, por të tjerë kanë raportuar se në hotel, aksioner kryesor është Olsi Rama.

Cila është arsyeja pse SKAP-i i partisë nuk ngriti asnjë akuzë për Veliajn dhe Maznikun në këtë aferë?”, tha Berisha.

Në një bashkëbisedim me komentuesit online,  Berisha tha se pas kallëzuesit anonim Nesti Angoni në fakt qëndrojnë eksponentë të lartë të mazhorancës.

“Nesti Angoni, pra ishte në fakt shteti vetë. Ishte Bistri, ishte Balluku, ishte Edi Rama pa asnjë lloj mëdyshje. Nesti Angoni kontrollonte telefonat, kontrollonte avionët, kontrollonte doganat, kontrollonte blerjet online, komunikimet online, kontrollonte çdo gjë. Ajo dosje thuhet se erdhi nga Fieri. Por dosja është totalisht Rama-Balluku, ushtarët aty janë të shumtë, nuk janë të paktë, por dosja është qeveritare”, shtoi Sali Berisha.

Sali Berisha u shpreh se presidenti amerikan Donald Trump e quan të rrezikshëm Edi Ramën ndaj shpreson se bashkëpunimi SHBA-Opozitë do të jetë i ngushtë. /vizionplus.tv

Më shumë video