Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë Rrethina në Shkodër.

 

Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë forcë që të pengojë qytetarët të shprehin vullnetin e tyre me votë më 6 mars, ditën kur do të zgjidhen drejtuesit e 6 bashkive.

 

Sipas ish kryeministrit, ka 8 vite ajo që është dhunuar më shumë është vota e lirë.

 

“Ne jemi në një revolucion që synojmë të sjellim liri për shqiptarët. Nuk ka forcë që të na pengojë ne që vota juaj, vullneti juaj të jetë përcaktues për zgjedhjen e të gjithë këshilltarëve, kryetarit të partisë në Shkodër e në Shqipëri. S’mundet më kush t’u diktojë se kush duhet të jetë kryetar partie kush deputet e kryetar bashkie apo dhe këshilltar. Do të jeni ju sepse e keni shkollimin politik dhe të gjithanshëm për të bërë zgjedhje shumë të mirë sesa zgjedhjet nga drejtuesit tuaj.

 

Zgjedhja që do bëni e mban të zgjedhurin me ju u detyrohet ju. Dhe ky pushtet bëhet më i fuqishëm më transparentë ndaj dhe ne jemi të vendosur pas këtyre zgjedhjeve të vazhdojmë betejën tonë jetike për të ardhmen e lirisë dhe të vendit, jetike se çfarë ka ndodhur këto tetë vite. Këto 8 vite ajo që është dhunuar më shumë është vota liria juaj dinjiteti”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *