Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur për të gjitha çështjet që i ka ngritur presidenti Hashim Thaçi lidhur me figurën e tij, por që nuk i ishte drejtuar konkretisht me emër.

 

Gjatë një interviste për mediat kosovare, Berisha ka treguar nëse ka arrestuar Adem Jasharin dhe komandantët e tjerë te UÇK-së, për embargon e naftës kundër Jugosllavisë, strehimin ose jo te Arkanit dhe Bin Ladenit në Shqipëri në kohën sa Berisha ishte në pushtet!

 

Ish-kryeministri shqiptar ka folur edhe nëse kishte pasur ftohje të marrëdhënieve me Rugovën dhe nëse e kishte përkrahur Demaçin me politika më radikale! Komentet e Thaçit janë quajtur të mjera nga Berisha.

 

Në përgjigjes e tij për presidentin Thaçi, Berisha thekson se nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *