E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha i dha Bardhit Fierin, si e priti Luan Baçi këtë vendim? Deputeti i PD flet në “Quo Vadis”

“Gara filloi” kjo ka qenë tema e emisionit të parë në sezonin e ri të “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio deputeti demokrat, Luan Baçi, u pyet me ndryshimet e drejtuesve politikë në qarqe që ndodhën një ditë më parë në PD.

Reklamë

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se si ndihet sot Luan Baçi që nuk do të jetë më Drejtues Politik në qarkun e Fierit dhe në vend të tij do të jetë Gazment Bardhi, si e ka pritur këtë vendim të Sali Berishës, deputeti demokrat theksoi se për të nuk ka asnjë problem,.

Sa i përket mendimit të bazës për këtë vendim, Baçi theksoi se nuk ka patur akoma një kontakt me qytetarët.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Në Qarkun e Fierit nuk do të jeni më ju por Bardhi si Drejtues politik, si u ndiet? A ishit ju dakord që Bardhi të vinte?

Baçi: Më lejoni tu them që PD në statut krahas të tjerave ka edhe koordinatorët politik për Qarqet. Koordinatorët politikë emërohen nga kryetari i Partisë. Nuk kanë mandat, por emërohen nga kryetari i partisë sipas gjendjes që ndodhet partia. Që këtu bien poshtë ato nëse duhen pyetur apo jo.

Borakaj: Si deputet apo si drejtues, Berisha u konsultua me ju?

Baçi: Ke dëgjuar ndonjë pakënaqësi nga unë apo ndonjë kontenstim të saj. Unë jam ndier shkëlqyer fare. Hyj te njerëzit që nuk ma bën pozicioni politik atë që përfaqëoj por puna ime. Unë kam qenë kryetar i Degës së Fierit nga 2013, dhe nuk më pengonte mos qenia deputet që të kryeja punën time. Unë Koordinator politik jam bërë pas vendimit të 9 shtatorit të Lulzim Bashës, kur PD pati ato problemet e brendshme, sepse në 2021 ka qenë Alibeaj Drejtues Qarku. Unë isha i vetmi deputet që mbeta te PD e Berishës.

Borakaj: Prandaj ju pyes si ndiheni, apsi jeni përballë Bardhit i cili ishte në krahun tjetër?

Baçi: Nuk ishte në krahun tjetër Bardhi, ishte në PD por me një qendrim ndryshe.

Borakaj: Në bazë si e presin këtë gjë?

Baçi: Këtu rezervoj që të shprehem pasi nuk jam te baza.

Borakaj: Ju e keni marrë mesazhin?

Baçi: Nuk kam marrë kontakte fizike akoma,.

Borakaj: Virtuale keni marrë?

Baçi: Pak rëndësi ka.

Borakaj: Ka rëndësi se në analizën që do bëni në 2025 mund ta përdorni.

Baçi: Unë nuk jam nga ana që gjej justifikime nëse humbasim. Unë bëj analizë për të fituar jo për të humbur. Kur ka ndryshime të drejtuesve ka ndryshime edhe në bazë. /Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë