E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha: I dënuari me 15 vite lirohet nga burgu, kokat e krimit po dalin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se i dënuari me 15 vjet burg për trafik narkotikësh, Jurgen Molla është liruar nga burgu.

 

Reklamë

 

Përmes një postimi në “Facebook”, denoncuesi thekson se dënimin po e vuajnë njerëzit e varfër, ndërsa “kokat e krimit” po bëhen gati për krimet e radhës jashtë burgut.

 

Ndër të tjera, ai tregon se janë paguar 150 mijë dollar për të transferuar prokurorin që vazhdonte hetimet.

“Del nga burgu trafikanti i denuar ne vitin 2018 me 15 vite burg.
Implikohet narkoqeveria dhe kreu i KCK.

U paguan 150000€ per te transferuar prokurorin qe vazhdonte hetimet!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Ne vitin 2018 Jurgen Molla u denua me 15 vite burg per trafik nderkombetar lendesh narkotike te tipit Heroine.
U zbulua nga sherbimet partnere te DEA amerikane…
Sot ne 2020 eshte i lire….
Asnje media nuk guxon te flase per kete fakt.
Ju lutem demaskojeni kete maskarade pasi po bejne burg njerezit e varfer dhe te pamundur.
E kokat e krimit po behen gati per krimet e rradhes.

Ka lidhje shume te forta me te majtet ne Qytetin e Lezhes por edhe ne qeveri.
Njihet publikisht si financues dhe mbeshtetes i tyre….
Nuk kam info se si mund te jete liruar.
Por nga 15 vite burg,te dale per me pak se 2 vite,kjo eshte e pakuptimte….
Fale aktivitetit te tij kriminal,ka arritur te investoje ne fushen e ndertimit dhe hidrokarbureve.
Gjate kohes qe ka qene ne burg,biznesin e drejtonte vellai i tij….
Ky ka dale ne pergjime,per pagesa mbi 150.000 € per te transferuar prokurorin.
Pasi nuk po e korruptonin dote dhe po u hapte telashe me hetimet”, thuhet në postimin e ish-kryeministrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë