Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë në facebook e tij, një reagim në lidhje me anulimin e vizitës së ministrit rus, Sergei Lavrov në Beograd.

 

Në reagimin e tij Berisha shprehet i bindur se Lavrov do të vizitonte Serbinë, ndër të tjera për të mbështetur nismën e Ballkanit të Hapur.

 

Te dashur miq, kjo provon se Edi Rama vasal i Aleksander Vuçiç me Ballkanin e Hapur kerkon te vendosi Shqiperine vendin anetar te NATOs nen hegjemonine e Serbise dhe influencen direkte te Rusise.”– shkruan ai.

 

Berisha ka përshëndetur edhe vendimin vendeve të rajonit që mbyllën hapsirën ajrore për fluturimin e Lavrov drejt Serbisë.

 

 

REAGIMI I PLOTE:

Goebelsi i Vladimir Putinit, Lavrov i del zot Ballkanit te Hapur si projekt rus!

Pas ndalimit qe i beri Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, avionit te tij per te fluturuar ne hapsiren ajrore te ketyre vendeve per ne Beograd, Goebbelsi i diktatorit gjaksor Putin ju deklaroi mediave serbe se ai po shkonte ne Beograd per projektin e Ballkanit te Hapur.

Te dashur miq, kjo provon se Edi Rama vasal i Aleksander Vuçiç me Ballkanin e Hapur kerkon te vendosi Shqiperine vendin anetar te NATOs nen hegjemonine e Serbise dhe influencen direkte te Rusise.

Konkretisht Lavrov deklaroi per mediat serbe: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur-tha ministri i Jashtëm rus.

Me kete rast pershendes perzemersisht vendimet e qeverive te vendeve anetare te NATO-s per ndalimin fluturimit te avionit te ministrit te Putinit ne hapsiren e tyre ajrore dhe denoj me forcen me te madhe aktin antikombetar, anti europian te Edi Rames, mbeshtetjen nga ana e tij te projektit ruso-serb te Ballkanit te Hapur. Sb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *