Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 July 2026
Vizion fokus

Mbi 50 ditë protestë, Rama: Flamingot revolta paqësore e...

“Kundërshtarët e vjehrrit më të famshëm në botë e...

“Në pasqyrën e bulevardit të flamingove pashë një të...

“Çasti më i rrezikshëm për një qeveri vjen kur...

Mbledhja e qeverisë, Rama paralajmëron kthesën e qeverisë: “Flamingot”...

“Legjislatura e integrimit europian”, Peleshi prezanton punën e Kuvendit:...

“Surprizë” e papritur në sallën e gjyqit, avokatja pa...

Vrau ish-vjehrrin, plagosi vjehrrën dhe rrëmbeu bashkëshorten, ky është...

Padia ndaj Ols Dados, Erion Veliaj në Gjykatën Administrative:...

Rama mbledh sot grupin e PS dhe qeverinë, në...

Berisha “gjen” shkakun e shpalljes non-grata: Në 2021 dola kundër koalicionit të përbashkët PD-PS

23 Nëntor 19:08

Këtë të enjte ne kuader te turit te takimeve qe ka nisur në rrethe, Sali Berisha u ndal në qytetin e Elbasanit.

 

Gjatë bashkëbisedimit me demokratët, lideri i opozitës u ndal edhe tek një rrefim që nuk e kishte bërë më heret.

 

Ai tha se arsyeja përse ishte shpallur non-grata nga SHBA kishte të bënte me faktin që ai kishte dalë kundër një përpjekje të ndërkombëtareve për të bërë një koalicion të gjërë PD-PS në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

 

 Ju të gjithë besonit në fitore edhe unë besoja në fitoren  e 25 prillit. Të gjithë besonim. Populli opozitar ishte në këmbë, në gëzim, në optimizëm, në energji. Dy gjëra. Tre ditë para zgjedhjeve më vjen i dërguari i tij dhe i Edi Ramës dhe më pyet; zoti Berisha, po nuk u fituan këto zgjedhje, çfarë mendon ti për koalicionin e madh. Çfarë i them unë? Thotë që PD e PS të bëjnë koalicion. Jo i them unë, nuk mund të pajtohem me një gjë të tillë sepse është një gjëmë për vendin. Të krijojnë dy partitë një koalicion, rrinë e vjedhin bashkërisht dhe e shkatërrojnë, nuk lënë asgjë. Më thotë, po mirë nuk e do, por nëse bëhet çfarë do të bësh? Nëse bëhet, unë do të bëj çfarë të mundem kundër tij. Unë nuk do të pajtohem kurrë me të.Dhe kjo arsye, ishte shkaku i vërtetë i shpalljes non grata të Sali Berishës. Sepse nëse do pranoja do të kishim një opozitë në kontroll të tij, që bashkëqeveriste, që u pinte gjakun dy herë më shumë qytetarëve të Elbasanit dhe Shqipërisë dhe një sundim i egër i paparë.Jo i them unë, dhe pastaj mirënjohja e pakufishme ndaj jush, mbështetja e juaj është fakt që unë jam sot këtu para jush.

 

 

Berisha shtoi gjate fjales se tij se beteja në parlament është betejë për jetën ose vdekjen e pluralizmit dhe demokracisë.

 

Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, në këtë sallë dhe kudo që ndodheni sonte.
Përshëndetjet e mia më të përzemërta, falënderimin më të sinqertë për praninë tuaj në këtë takim, në një moment ndër më kritikët të të gjithë historisë tonë pluraliste 32 vjeçare.Unë vij sot tek ju me thirrjen e zemrës për çdo të ri dhe të re, për çdo qytetare dhe qytetar, demokrat dhe demokrate. Në situatën e krijuar, demokracia në Shqipëri është në klithmat e saj, është në agresionin më të rëndë në 32 vite.Demokracinë në Shqipëri, kërkon me çdo kusht dhe çmim, ta zhdukë një njeri që do të ketë në duart e tij të gjitha pushtetet.Pas 32 vitesh, vështirësish, suksesesh, mossuksesesh, Edi Rama ka zgjedhur ti japë goditjen më të rëndë në historinë e demokracisë, ka zgjedhur të asgjësojë pluralizmin politik në parlamentin shqiptar. Ka zgjedhur të ju mohojë përfaqësuesve tuaj në parlament, ato të drejtat që ju jep kushtetuta pa të cilat ata nuk përfaqësojnë asgjë tjetër përveç vetes së tyre.Pa ato të drejtat ata nuk përfaqësojnë djem e vajza, burra e gra të opozitës të cilët në kushtet më të vështira me guxim i qëndruan besnik idealeve të tyre demokratike dhe votuan kundër qeverisë.Pas kësaj, kjo e keqe e madhe e paparë ndonjëherë që nga Enver Hoxha në historinë tonë, kërkon që ata të cilët ju me ata vota sollët në parlament, ata ti ekzekutojë politikisht, ti shndërrojë në një falsitet, në një fasadë të tij dhe jo në përfaqësues tuaj.
Në këtë aspekt beteja në parlament është betejë për jetën ose vdekjen e pluralizmit dhe demokracisë.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Berisha Koalicion Non Grata PD zgjedhje 2021

Nga e njëjta kategori

Mbi 50 ditë protestë, Rama: Flamingot revolta paqësore e qytetarit, sorrat balta e pështirë e sharlatanit

më shumë...

“Kundërshtarët e vjehrrit më të famshëm në botë e transformuan bulevardin në hendek”, Rama: Zemra e protestës ka ikur

më shumë...

“Në pasqyrën e bulevardit të flamingove pashë një të vërtetë tronditëse”, Rama: Hendek mes fakteve tona dhe përjetimit të njerëzve

më shumë...

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit si shpendët, sot protestohet për lagunat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:13

Mbi 50 ditë protestë, Rama: Flamingot revolta...

1:04

“Kundërshtarët e vjehrrit më të famshëm në...

12:56

“Në pasqyrën e bulevardit të flamingove pashë...

12:50

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që...

12:37

“Çasti më i rrezikshëm për një qeveri...

12:30

Mbledhja e qeverisë, Rama paralajmëron kthesën e...

11:31

Kapshtica mbyllet për 5 orë të hënën,...

11:27

“Legjislatura e integrimit europian”, Peleshi prezanton punën...

11:12

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, furgoni përplas për...

10:56

Riaktivizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, pritet...

10:34

Foshnja 7-muajshe humb jetën në Gjirokastër, procedohen...

10:28

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, Policia...

10:16

I vrau babain dhe i plagosi nënën,...

10:09

“Surprizë” e papritur në sallën e gjyqit,...

10:04

Vlorë/ Helika e skafit i preu këmbën,...

9:52

“Kemi frikë”, krimi në familjen në Roskovec,...

9:41

Vrau ish-vjehrrin, plagosi vjehrrën dhe rrëmbeu bashkëshorten,...

9:30

Padia ndaj Ols Dados, Erion Veliaj në...

9:00

Arrestohet 43-vjeçari në Tiranë, u kap me...

8:46

Rama mbledh sot grupin e PS dhe...

Më të klikuarat

  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • Dita e fundit e Mërkurit në retrograd! Parashikimi i Horosko...
  • “Kemi frikë”, krimi në familjen në Roskovec, fle...
  • Foto ilustruese Dhëndri vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në Roskove...
  • Helika i preu këmbën, dalin detaje nga plagosja në det e 17-...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.