Subscribe

Në një konferencë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha ftoi deputetët demokratë që kërkuan largimin e Bashës pas rezultatit humbës në zgjedhjet e 6 marsit, që t’i bashkohen elektoratit të tij.

 

Sipas liderit historik të së djathtës, Basha nuk do të dorëhiqet nga drejtimi i PD-së, me argumentin se “është peng” dhe se fatin e tij politIk e ka në dorë dikush tjetër.

 

“Zgjedhjet e 6 marsit nxorën në dritën e diellit para shqiptarëve se ‘Shtëpia e Lirisë’, në të cilën PD ka rolin kryesor, përbën opozitën e vërtetë shqiptare. Më 6 mars 70% e popullit opozitar votoi për partinë e vërtetë demokratike. Ky ishte një nga produktet më të rëndësishme, rezultatet më të rëndësishme, të 6 marsit, ku në këtë ditë qytetarët i dhanë përgjigje të merituar Edi Ramës, i treguan atij se lojën me fasadë-opozitë, peng-opozitë, ata nuk e pranojnë, por e hodhën në kosh të plehrave. Unë gjej këtu rastin të ftoj çdo demokrat e demokrate që të lexojë mesazhin e 6 marsit dhe të bashkohemi si opozitë e vërtetë për të ecur drejt fitores së sigurt në zgjedhjet e ardhshme”, tha Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *