Ish kryeministri Berisha perseriti thirrjen ndaj qytetareve per t’iu bashkuar protestes se sotme kunder qeverise Rama.

 

Ai tha se njerezit duhet te bashkohen per te kundershtuar rritjen e çmimeve, krizen ekonomike dhe korrupsionin qeveritar.

 

Prononcimi i plote per gazetaret:

 

“Kundër shpopullimit të Shqipërisë, kundër manipulimeve të votës dhe sistemeve elektorale, kundër Ballkanit të Hapur, protestojnë fuqishëm mbarë shqiptarët. Duhet të shpreh mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të bashkohemi në orën 7 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, për të shprehur me protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kleptokratik i Edi Ramës”.

 

Pyetje: Cili është skenari i protestës së sotme? Duket sikur Kuvendi do të vazhdojë gjatë. Mund të ketë një zhvendosje të protestuesve drejt Parlamentit?

 

Sali Berisha: Gjithnjë protesta ka skenarin e vet. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim, i cili s’meriton të ekzistojë absolutisht as edhe një ditë të vetme.

 

Pyetje: A do të vazhdojnë protesta?

 

Sali Berisha: Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti. Ç’ka do të thotë se protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin madhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *