Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen dhe të pranojë kërkesën e opozitës për krijimin e qeverisë teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Berisha i bëri thirrje Ramës që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të largohet, pasi fundi i mazhorancës është i pashmangshëm.

 

Fjala e plotë e Berishës

 

Pas Saje Qorrit do shkoni me radhë. Ky është revolucioni demokratik i shkurtit 2017. Ky revolucion po ecën. Përshëndes të gjithë ata qyterarë dhe qytetare, ata intelektualë që nuk ndajnë me ne të njëjtat bindje, por ndajnë me ne besimin se vota e lira ….

 

Edhe njëherë le ti bëjmë thirrje edi ramës. Thirri mendjes në të ka mbetur dhe një nanogram arsye, jep dorëheqjen, hape rrugën. Kjo e jona është betejë për votën. Nuk është betejë për pushtet, pushtetin do ta vendosin shqiptarët me votën e lirë. Forcë në botë pa realizuar qëllimin tonë nuk do mund ta pengojë. Mblidhi në Kryeministri të gjithë vrasësit e Shqipërisë, je i pashpresë.

 

Hapi rrugë vendit dhe të eci përpara. Leri përpjekjet, ti je peng i krimit. A e dëgjuat akuzën e që i bëri Saimir Tahiri të nesërmen? Tek Balili, tha nuk i filmuar unë por je ti Edi Rama dhe absolutisht është e vërtetë. Thirri arsyes, largohu se do të të krejim me lecka. Shkërmoqja e mazhorancës së qelbësirave është fati i pashmangshëm në ditët dhe javët që vijnë. Fitore, fitore, fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *