Subscribe

Partia demokratike ka paralajmëruar prej kohësh se në vjeshtë do të nisë protestat kundër qeverisë Rama dhe kryetari Sali Berisha shfrytëzoi një takim me fermerët për t’i ftuar ata ti bashkohen opozitës në betejën kundër mazhorancës socialiste.

 

Sipas Berishës zgjidhja e problemeve në sektorin e bujqësisë nis nga largimi i kësaj qeverie.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Sot janë dhjetëra e mijëra fermerë që po shkojnë drejt falimentimit. Ka vetëm një rrugë protestë dhe vetëm protestë, ta largojmë. Kjo është një qeveri që nuk përfill qytetarët shqiptarë.”

 

Sipas kreut të PD qeveria Rama ka dy tipare dalluese propagandën dhe korrupsionin.

 

“Ky, përveçse mashtron çdo ditë, përveçse tregon cinizëm dhe shpërfillje, nuk pasqyron as nocionet më elementare të dijes në një fushë të caktuar. Thotë bujqësia po ecën shumë mirë, po përfiton bujqësia nga ballkani i hapur, turizmi është më i përsosur…turizmi është në terr. Rendi i shkëlqyer…çdo ditë vriten dhe përgjaken vendet tona.”

 

Sali Berisha premtoi subvencione për bujqësinë ditën që shqiptarët i besojnë qeverisjen.

 

 

“Subvencioni në bujqësi nuk është një humbje financiare, por është një histori fitimi për të gjitha palët, sepse ai që merr subvencionin ndihmohet për një sukses më të madh, më të garantuar, etj.”

 

Kreu i PD ka kritikuar edhe nismën “Ballkani i hapur”, e cila sipas tij dëmton fermerët shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *