E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha: FBI të hetojë abuzimet, fondet amerikane janë shpërdoruar në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje FBI që të hetojë mënyrën si janë përdorur fondet amerikane në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat Berisha përmendi emrin e bashkëshortes së kryeministrit Linda Ramën, bashkëshorten e nënkryetarit të kuvendit Delina Fico dhe bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës Ajola Xoxa duke i akuzuar për abuzim me fondet e taksapaguesve amerikanë.

Reklamë

“I bëj thirrje FBI-së të ndërmarrë një hetim me përparësi në Shqipëri për të nxjerrë të gjitha shpërdorimet e mëdha në nivelin më të lartë qeveritar të Shqipërisë me paratë e taksapaguesve amerikanë”, tha Berisha.

Sipas Berishës, bashkëshortja e kryeministrit ka përfituar fonde nga taksapaguesit amerikanë në shkelje të ligjit

“Ajo përbën një rast unik në planet, kur bashkëshortja e kryeministrit, paguhet me paratë e taksapaguesve të vendeve të tjera dhe kryesisht të SHBA për të bërë raporte për veprimtarinë e qeverisë së burrit të vet. Ky është një rast kulmor flagrance që fakton se gjer ku arrin makutëria e enturazhit të Edi Ramës dhe se për pasurimin e tij familjar, Edi Rama nuk respekton asnjë ligj, asnjë parim kombëtar as ndërkombëtar”, tha Berisha.

Berisha  premtoi se në rast se fiton në 11 maj  do të bëjë një audit për mënyrën se si janë shpenzuar fondet amerikane dhe të BE./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë