Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës kundër votimit te ministrit te ri te brendshëm Fatmir Xhafaj. Ne një postim ne rrjetin social facebook, Basha deklaroi se seanca e votimit te ministrave tregoi kontrollin që ka krimi mbi parlamentin dhe qeverisjen. “Edhe kur, për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koalicionit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rresht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendshme”, theksoi kryetari i PD Basha.

 

Nga ana tjetër, tek çadra e protestës ish-kryetari i PD Sali Berisha e cilësoi ministrin Xhafaj një xhelat te diktaturës, duke bere thirrje per largimin e Edi Rames nga drejtimi i qeverise.

 

“Do e mbyll fjalën time duke paralajmëruar, se durimi shqiptarëve po soset, se jo xhelati i diktaturës Fatmir Xhafaj, por dhe xhelatët e diktaturës Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kristaq Rama e dhjetëra të tjerë po të ngrihen nga varri, nuk të shpëtojnë dot nga verdikti i qytetarëve shqiptarë. Largohu, shporru, qërohu sa më shpejt!”

 

Gjate ditëve te fundit ish-kryeministri Berisha dhe ish-kryetari i PD Basha artikuluan sulme te forta ndaj ministrit te ri te brendshëm Fatmir Xhafaj, deri tek deklarata qe Xhafaj duhej te kalonte mbi trupat e demokrateve per t’u bere ministër, paralajmërime qe morën fund me dekretimin e Xhafes nga presidenti i republikës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *