Subscribe

Berisha vijoi edhe këtë të premte akuzat ndaj Kryeministrit Rama në lidhje me cështjen “McGonigal”.

 

Kryedemokrati gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha se Kongresi i SHBA është përqendruar në një hetim të plotë për aferën McGonigal, ndryshe nga sa sipas tij thotë kreu I qeverisë shqiptare.

 

Sipas Berishes, McGonigal ka dy dosje, njëra është dosja njujorkeze, tjetra është dosja shqiptare.

 

Teksa përpiqej të mashtronte se Edi Rama nuk është nën hetim për aferën McGonigal, që përbën krizën më të rëndë në fushën e zbulimit, aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, dëshminë më flagrante për Edi Ramën si njeri, që nuk ka asnjë normë morale, asnjë parim, asnjë princip dhe që është i aftë të ndërmarrë çdo akt për llogari të karriges së tij, minimumi, për të mos thënë se ka edhe shkaqe që nuk i dimë.Por, tek rrekej i shkretuar në shpirt për të mashtruar shqiptarët, i vjen si bombë njoftimi se ka filluar një hetim i dytë për Edi Ramën, krahas prokurorit të SHBA. Tashmë është Kongresi i SHBA që është përqendruar në një hetim të plotë për aferën McGonigal.Kongresmenët Jordan dhe Gaetz njoftojnë se kanë vendosur të hetojnë çdo dokument të McGonigal, pra çdo dokument ku emailet e Edi Ramës kanë shkuar në kundërshtim me çdo ligj në emailin zyrtar sekret të McGonigal.McGonigal ka dy dosje, njëra është dosja njujorkeze, tjetra është dosja shqiptare. Pra, do hetohet çdo dokument.Kongresmenët kërkojnë të mësojnë se çfarë po bën FBI për të hetuar influencat e papërshtatshme të aktorëve të huaj mbi zyrtarët e FBI siç është McGonigal. Pra influenca e Edi Ramës mbi McGonigal.

 

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që në 11 shkurt të dalin në proteste për të larguar Edi Ramën.

 

Unë u them shqiptarëve se ky njeri çdo ditë që rri në pushtet, rri për t’u vjedhur ju dhe pasurimin e tij.Ky njeri deklaroi se nuk do të shkojë në parlament dhe për këtë fajësoi opozitën, e cila kërkoi në mënyrën më legjitime debat me mocion për aktin e tij të shëmtuar.Por kjo është për parlamentin. Po në qeveri, a e dini ju se nga 48 mbledhje qeverie në vit, Edi Rama udhëheq me Ballukun. Ai ka kryesuar vetëm 19 mbledhje. Por shqiptarët nuk kanë votuar për Ballukun. Kjo nuk ndodh në asnjë vend.Po t’i analizojmë ato 19 mbledhje, të gjitha janë për plaçkitje dhe interesa personale.Tani deklaron se nuk do të shkojë as në parlament. U bëj thirrje shqiptarëve, më datë 11 ta krrejmë nga detyra atë person, atë parazit, atë hajdut që nuk ka asnjë normë dhe standard.Këtë njeri që bën 137 udhëtime me avion personal, duke harxhuar 22 milionë euro, duke shtuar këto rrogat e personelit të ‘Ismailit’, milionat shtohen edhe më shumë, se ai ka një personel të gjerë në shërbim të kryeministrit.Pra, duhet të largohet menjëherë dhe sa më shpejt.

 

Berisha tha se lidhja e Ramës me McGonigal ka nevoje në mënyrë të padiskutueshme për Komision Hetimor Parlamentar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *