Berisha i është përgjigjur shpejt dhe fort akuzave të Bashës, i cili ne nje deklarate per mediat tha se Kuvendi i sotem ishte manifestim personal kunder ShBA.

Lideri historik i selise blu shkruan se ka marre fund koha kur deputeti Basha mund te bente pazar me fatet e Partise Demokratike.

“Ditet kur Partia sherbente si hipoteke per borxhet e kryetarit kane perfunduar! Ne nje dite historike, 4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike vendosen sot, te rimarrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie te ngjashem me standartet amerikane.”

Kuvendi i sotshem, shton Basha, riafirmon vlerat euro atlantike te PD duke rikthyer ne piedestal voten e lire ne te parin kuvend ne historine e Shqiperise te thirrur nga anetaresia.

“Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake cdo deshire te deputetit Basha per te thirrur Keshillin Kombetar, per te shkarkuar drejtuesin e ketij Keshilli apo per te marre masa displinore ndaj perfaqesuesve te mijera demokrateve qe me vote te lire dhe legjitime vendosen sot shkarkimin e tij!Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar si dhe ish anetareve te kryesise te repektojne vullnetin e Kuvendit Kombetar si organi me i larte drejtues i Partise Demokratike. Komisioni fton te gjithe drejtuesit e PD te lexojne dhe respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen!”

Sot, mbyll Berisha, eshte dita per t’u bashkuar dhe jo per te perçare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit!

Leave a Reply

Your email address will not be published.