E premte, 16 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Berisha e ngrinte puçiste dhe e ulte l*vire prokuroren e përgjithshme”, Rama: Njerëzit e drejtësisë paguhen sa frëngu pulën

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij para Grupit Parlamentar, Rama theksoi se mazhoranca është faktori më i madh mbështetës i reformës në drejtësi dhe i pavarësisë së saj, ndërsa hodhi poshtë çdo pretendim për presion apo ndërhyrje ndaj organeve të reja të drejtësisë.

Reklamë

Ai nënvizoi se qeveria nuk do të ndërhyjë kurrë në çështje që i takojnë sistemit gjyqësor, duke shtuar se shpata e drejtësisë i është dorëzuar njëherë e përgjithmonë institucioneve të pavarura.

Rama gjithashtu u rikujtoi “njerëzve të drejtësisë” sharjet dhe fyerjet që kanë marrë nga paaradhësi i tij, Sali Berisha si dhe fyerjet aktuale që kreu i PD-së bën ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani.

Rama: Nuk ka asnjë reflektim të mundëshëm në horizontin e pushtetit gjyqësor. Kjo parti nuk ka një konkurrent në historinë botërore si faktori qeverisës më mbështetës i pavarësisë së drejtësisë dhe faktor më i heshtuar politik ndaj fajeve dhe gafave të drejtësisë së pavarësuar, në thelb unë ngre probleme serioze me të cilat duhet të merren hartuesit e atyre deklaratave të kota. Para se të shkruajnë “presion ndaj drejtësisë” për mbështetësin më të madh të pavarësisë së tyre, mirë është ta kujtojnë ku ishin fshehur kur paraardhësi im e ngrinte puçiste dhe e ulte lavire prokuroren e përgjithshme. Nëse ju vjen zor ta kujtojnë se ku mund të ishin fshehur,  le të mos e harrojnë se tani, sot, në këtë kohë, atij që s’u bë dot pasardhësi im, pasi ishte parardhësi im, nuk ia artikulojnë dot gjysmë llafi edhe pasi del dhe i lexon librin e shtëpisë prokurorit tonë më kurajoz te dera e SPAK. U sugjeroj të merrem me mesazhin se paguhen si frëngu pulën nga taksat e shqiptarëve që të qeverisin sistemin e ri të drjetësisë jo që të ankohen për ndërhyrje dhe presione inekzistente nga unë që i kam dorëzuar shpatën e drejtësisë të pavarurr, e cila rrinte në zyrën time që në vitin 1912. Kurrë nuk do ndërhyjmë ne në çështje që i takojnë drejtësisë.

Më shumë video

Reklamë