E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha e Balla përballen në gjyq për akuzën e shpifjes

Gjykata e Tiranës dëgjoi sot pretendimet e Shkëlzen Berishës dhe Taulant Ballës, ku ky i fundit është paditur për shpifje pas deklaratës se Berisha nuk ka paguar taksat.

 

Kreu i grupit të PS kërkoi pafajësinë, ndërsa i bëri apel prokurorisë ta hetojë Shkëlzen Berishën deri në fund për lidhjen e tij me biznesmenin kosovar Nue, Nik Kalën.

 

Reklamë

 

Duke kërkuar dënimin e Ballës për shpifje, Shkëlzen Berisha tha se prokuroria është nën presion politik dhe se Balla ka udhëtuar me trafikantë droge.

 

Berisha kërkon deklarimin fajtor të Ballës me pretendimin se ka shpifur në emër të tij kur drejtonte Komisionin Hetimor Parlamentar për privatizimin e OSSH.

Më shumë video

Reklamë