Subscribe

Berisha ne deklaratat per mediat nga mbledhja e grupit parlamentar u ndal tek perplasja me mazhorancen per  Portin e Durrësit.

 

Kreydemokari tha se ky port është pasuria publike numër një e kombit shqiptar ndaj edhe opozita se bashku me qytetaret uhet t’i dalin zot.

 

 

Shqipëria nuk ka asnjë pasuri publike të çmuar sa porti i Durrësit. Asnjë! Porti i Durrësit është pasuria publike numër një e kombit shqiptar.
Kaskadën po e nxore në treg nuk ka vlerë në treg as sa gjysma e portit të Durrësit. Aeroportin po e nxore në treg, nuk ka vlerë as sa një e treta e portit të Durrësit.
Porti i Durrësit është pasuria më e madhe publike, në këtë port janë investuar qindra e qindra milionë euro, dollarë.Vetëm së fundmi, janë investuar mbi 70 milionë euro kredi nga Banka Evropiane e Investimeve dhe nga Banka Europiane e Zhvillimit.Janë blerë makineri dhe vinça më ultramodernë, për të kryer, për të përmbushur detyrimet dhe funksionuar me kapacitet të plotë.Dhe, Edi Rama me zonjën Balluku, të verbuar nga babëzia për ta përvetësuar këtë pasuri të madhe, shpallin përvetësimin e saj.
A ka goditje më të rëndë për këtë vend se kjo? Kur me një marrëveshje, ti dëmton të paktën 6 miliardë euro, duke llogaritur ndërtimin e portit të ri, rritjen e kostove të transportit, tani që nuk do funksionojë porti i ri.Kjo është një gjë që shqiptarët nuk mund ta pranojnë kurrë, ndaj dhe ne do bëjmë betejën më të fuqishme ligjore, por do jetë një betejë me protesta, që nuk mund të kenë të ndalur.Duhet t’i dalim zot në emër të çdo shqiptari që e do këtë vend, që vendos të jetojë në këtë vend, që po vuan dhe mezi e përballon jetën, por edhe në emër të atyre që po ikin për këto arsye.

 

Berisha shtoi se Rama po merr portin për familjen e tij, gje e cila duhet te kundërshtohet me çdo mjet.

 

Aleksandër Vuçiç i jep atij Alabarit një copë breg lumi.
Dhe aty ndodh një aferë e madhe, pasi nga 4 miliardë, investohen 20 milionë.
Por ky shkatërron portin. Ky e merr për familjen e tij.
Kush mund të jetë tjetër që ia fsheh emrin, përveç vetes së tij? Si mund të guxojë ai, nëse nuk është vetë prapa, të fshehë emrat e aksionerëve?
Ka një ligj, ndërkombëtar dhe kombëtar për transparencë, që e detyron atë të bëjë transparencë për çdo aksioner, për çdo pjesëtar të sipërmarrjes.
Këta fshihen, se klani Rama është klani më mafioz i Europës.
Çfarë bën ai? Ai kalon si sharës ordiner, dhe mendon se duke sharë, do i hutojë shqiptarët.
Ky është një hajdut që gojën e përdor për të mbuluar vjedhjet e tij, gojë që e ka vetëm për të mbuluar vjedhjet.
Por kjo nuk shkon, ky është krim, mega-krim. Krimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë ndaj këtij kombi.
Diktatori paranojak i varrosi në bunkere, ky po i shndërron në pasuri personale. Bashkë me Olsin e tij, dhe olsat e tjerë të drogës.
Hajdeni, blini apartamentet e mia, thotë ju, live, në themel. Se ua legalizoj unë paratë. Këta janë të lidhura qartazi si drita e diellit.
Ndaj dhe është shumë e rëndësishme, qytetarëve t’u flasim dhe t’u shpjegojmë se çfarë po ndodh në kurriz të tyre.
Porti është pasuria më e vlefshme e një vendi, nuk krahasohet me asnjë pasuri tjetër publike.
Ndaj dhe ne, duhet ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *