Seanca parlamentare që do të ketë në rendin e ditës raportet për imunitetin e Belinda Ballukut pritet të shoqëtohet me tensione. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, paralajmëroi protestë përpara parlamentit për të mbrojtur sipas tij kushtetutën dhe shtetin e së drejtës.
“Ndaj dhe ftesa ime për mbarë qytetarët shqiptarë, ditën që do paraqitet kërkesa në parlament, që të gjithë para parlamentit për të mbrojtur Kushtetutën, ligjin, dinjitetin kombëtar.Për të mbrojtur shtetin ligjor, shtetin e të drejtës”, tha Berisha.
Në konferencën me gazetarët, Berisha nuk përjashtoi as mundësine e ngujimit.
“E vërteta është se deputetët prej kohësh kanë shprehur vendosmërinë që të kalojnë dhe në akte sublime, grevë urie dhe asgjë nuk përjashtohet.Por çdo hap duhet të ndërmerret në momentin e duhur. Mendoj se fjala e sovranit është çështja më kryesore në rendin e ditës”, tha kreu i PD.
Me tëj, kryedemokrati u ndal dhe tek dosja e Ergys Agasit teksa pretendoi se në të ka të dhëna dhe më të renda se dosja e famëkeqit Epstein.
“AKSHI vorbulla më e zeë në historinë shqiptare. Agasi është Rama, njeriu që organizon vrasje dhe vjedhjen e të dhënave të shqiptarëve për t’u a dhënë bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Me videot e tij i ka kompromentuar më shumë, Epsteini është lule çfarë ka zyra e Agasit”, tha Berisha.
Teksa akuzoi kryeministrin Rama si një kryeministër që nuk mbështet interesat e Kosovës, Berisha u shpreh se kjo vjen për shkak të lidhjeve të ngushta të kreut të qeverisë me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç.





