Në mbledhjen që po realizon me demokratët në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se sot është një ditë fatkeqësie për Shqipërinë, pasi në Kuvend Edi Rama do të betohet për herë të tretë si kryeministër i vendit.

 

Sipas liderit historik të së djathtës, kreu i qeverisë ka varfëruar në këto tetë vite qytetarët shqiptarë.

 

Sa i përket situatës brenda PD-së, ai tha se ndodhet në gjendjen e saj më kritike, ndërsa përmëndi faktin që ka humbur katër palë zgjedhje.

 

“Foltorja është përpjekja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të hapur, më të sigurtë në të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë. Sot në parlament shqiptar betohet për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar shqiptar, një ganster që nuk njeh normë nuk njeh ligj por ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Sot është një ditë jo fatkeqësi, por mynxyre kombëtare me betimin për herë të tretë tëEdi Ramës si kryeministri i vendit, pasi ai në tetë vite ka varfëruar shqiptarët të cilët tetë vite më parë kishin rrogat më të mëdha në rajon. Sot paguhen 30% më pak se ata. Sot është një ditë fatkeqësie e madhe sepse betohet njeriu qëm e vjedhjet, abuzimet në taksa e tatime, në koncensione, partneritetet publike e private ka shkaktuar dhe ka ngjirut vendin në çatinë e botës për korrupsion.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *