Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në shesh, si në vitin 1991, për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se rezistenca e opozitës do të vijojë dhe se marshimi i tyre do të shkojë edhe në Surrel, nëse do të jetë nevoja.
Lexo edhe :
Berisha më tej i ka kujtuar Ramës edhe 20 shkurtin, ditën kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.
“Sheshi është i yni. Kudo që të jesh, ne nuk të ndahemi, as në Surrel. Marshim drejt Surrelit. Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë atij. Ke prekur votën ti more bastard. Harrove ti se
Të rikujtoj këtu Edi Rama 20 shkurtin kur përfundove në bunkerët e Enver Hoxhës. Por edhe bunker nuk do gjesh më. Le të na shërbej ky takim, për një betim, të bashkohemi sa më shumë dhe ftoj të gjitha forcat politike opozitare të bashkohet në këtë betejë vendimtare për fatin e kombit që po shuhet e shkretohet. Për fatet e vendit që po largohen të gjithë, për familjen shqiptare që duan ta shkatërrojnë.
Dilni në shesh si në 91 se kini detyrime ndaj familjeve tona e qytetarëve që na besojnë. Dilni se nuk mundet një bandë si këta të privatizojë shtetin
Jemi të vendosur të bashkëpunojmë me të gjithë. Edi Rama sot është një kufomë politike. Rilindja është një kufomë politiker. Ne do ja bëjmë funeralin”, tha Berisha./vizionplus.tv






