Kreu i PD-së Sali Berisha ka ndaluar para bunkerit te Ministria e Brendshme pas marshimit që kaloi te parlamenti.

 

 

Ai tha se ndodhet aty për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi, i cili është një anëtar familjar i organizatës kriminale të Edi Ramës.

 

 

Berisha theksoi se ky marshim pranë shtyllave kryesore është paqësor sot, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike

 

 

Erdhëm këtu për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi, i cili është një anëtar familjar i organizatës kriminale të Edi Ramës se ai duhet të japë urgjentisht bashkë me Edi Ramën dorëheqjen. Ky marshim pranë shtyllave kryesore është paqësor sot, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike. Do t’i mësoni në ditët në vazhdim. Sot kaluam para parlamentit ditën e hënë protestojmë para parlamentit”, deklaroi Berisha.

 

Pas Ministrisë së Brendshme, Berisha dhe mbështetësit e tij u ndalën në hyrje të godinës së Bashkisë Tiranë.

 

 

Edhe nga aty, Berisha adresoi një sërë akuzash ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *