Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për shuarje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me aferën e kompleksit ish-Partizani. Berisha akuzoeht për korrupsion pasiv, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv.

Berisha i cili ndodhet nën arrest shtëpie  që prej 30 dhjetorit 2023, ka kërkuar gjithashtu që të jetë prezent edhe në seancat plenare të Kuvendit. Kërkese e cila është rrëzuar nga institucionet e drejtësisë.

Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij kanë kërkuar vazhdimisht ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa kanë akuzuar gjyqatren e cështjes Irena Gjoka per njëanshmëri, duke thënëse kjo e fundit  i shërben interesave të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *