Një super Empoli, kombinuar edhe me një paraqitje brilante të Etrit Berishes, e detyroi Fiorentinen të ngrinte flamurin e bardhe në “Artemio Franki” në derbin e Toskanës. Miqtë fituan 2 me 0 në një ndeshje e cila u transmetua në Tring, sukses jetik për tiu larguar zonës së rënies nga kategoria.

 

Pjesa e parë e Empolit ishte vecanërisht impresionuese. Të zotët e shtëpisë ishin të parët që rrezikuan me Niko Gonzales dhe Dancan por mbrojtja e empolit dhe portiere I përfaqësueses sonë ishin në lartësinë e duhur. Kalojnë vetëm 5 minuta nga ky moment dhe Caputo ndeshkon vjollcet pas sherbimit të Grasit.

 

Fiorentina vuiajti goditjen psikologjike nga disavantazhi dhe rrezikoi të merrte një tjetër gol nga Cambiagi. Në të dytën skuadra vendase rrit ritmin, shton presionin dhe rastet por goli nuk duket. Kjo për merite të mbrojtjes dhe portierit mik Berisha. Jo vetëm kaq por zëvëndesuesi Xhazi në minute e  81 shënoi golin e dytë që vulosi suksesin. Në fund pati kohë edhe për shoun e Berishes I cili bëri dy superpritje ndaj Mondragorës dhe Niko Gonzales.

 

Fiorentina u mund tyë shtëpi në serie a  pas plot 11 ndeshjes radhazi, duke humbur shansin për të kapur Juventusin në vendin e tretë ndërsa Empoli la zonën e ftohte dhe tani ka 7 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *