Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
18 June 2026
Vizion fokus

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me...

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për...

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të...

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë i 37...

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO,...

BE hap kanale të reja me Moskën, nisin kontaktet...

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Berisha: Dënoj vizitën e Edi Ramës në Kosovë

16 Shkurt 19:01

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kosovë.

Berisha e quajti vizitën e Ramës “një akt hipokrizie” dhe shprehu bindjen se ish-udhëheqësit politikë të Kosovës “meritojnë drejtësi të plotë në Hagë”.

“Sot në prag të pavarësisë, Edi Rama bëri një vizitë blic në Kosovë. Me këtë rast, unë dua t’ju shpreh qytetarëve të Kosovës mendimin tim se, sot në Kosovë ishte një armik i egër i Kosovës, i lirisë, i dinjitetit të qytetarëve të Kosovës. Unë e bëj këtë deklaratë sot, sepse me dëshmi të pakundërshtueshme, me akte të mirënjohura, Edi Rama, qoftë në tryeza private, qoftë në akte në publike ka dëshmuar po atë armiqësi, po atë egërsi ndaj Kosovës, sovranitetit dhe udhëheqjes së saj.

Sot ai vrapoi për të deklaruar mbështetjen për ish-udhëheqjen politike të Kosovës që ndodhet në Hagë. E kam denoncuar dhe denoncoj publikisht pretencën e prokurorëve të Hagës, si një pamflet të propagandës ultranacionaliste serbe ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës dhe të Luftës Çlirimtare të saj. E kam thënë dhe e përsëris, se ata kanë qenë aleatë besnikë, luajalë të Aleancës së Atlantikut të Veriut në terren, por jam i bindur se janë në Hagë, një nga shkaqet është vet Edi Rama me pazaret e tij të turpshme që bëri në Beograd për Kosovën.

Theksoj gjithashtu, se me histerinë e tij politike duke u përpjekur që të paraqitet si patriot, në Këshillin e Europës, ai, u them ju, iu bëri dëmin më të madh ish-udhëheqësve politikë të Kosovës në Hagë. mPor edhe sot, në histerinë e tij, duke anatemuar vendet demokratike që financojnë Gjykatën e Hagës, garantoj luftëtarët e UÇK-së, veteranët, familjet, se nuk ndihmon aspak të akuzuar, ish-udhëheqjen politike në Gjykatën e Hagës. Përkundrazi, vetëm sa krijon një klimë që ata nuk e meritojnë. Përndryshe, dua të them se, ky armik i egër është njeriu kryesor i presionit maksimal ndaj udhëheqjes së atëhershme politike të Kosovës për votimin e ligjit të Gjykatës së Kosovës në Hagë. Ligj i cili, në realitet ka norma dhe standarde të papranueshme, në raport me të drejtën ndërkombëtare.

Edhe njëherë, dënoj këtë vizitë si një akt hipokrizie të një armiku të egër që Kosova pati në Tiranë, njëlloj me Enver Hoxhën, nga viti 2013 gjer sot.

Shpreh bindjen se, ish-udhëheqësit politikë të Kosovës në Hagë kanë kontribute palcore në mbrojtjen e mijëra mijëra jetëve të qytetarëve të Kosovës nga gjenocidi serb. Kanë kontribute shumë të rëndësishme në mbrojtjen e qindra qindra jetëve të qytetarëve serb në Kosovë, nga hakmarrja për shkak të angazhimit të tyre në plojën e tmerrshme anti-shqiptare. Iu bëj thirrje gjykatësve në Hagë të gjykojnë mbi bazën e të së drejtës, ligjit dhe të shpallin pafajsinë e udhëheqësve politike në Kosovë”, u shpreh Berisha.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Berisha rama Vizion Plus vizita ne kosove

Nga e njëjta kategori

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

më shumë...

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për pak kohë në Gjirin Persik

më shumë...

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të kthehen në veprime

më shumë...

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:47

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona...

10:36

Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por...

10:32

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten...

10:04

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet...

9:24

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët...

9:06

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja...

8:45

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

8:20

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë...

7:55

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale...

7:34

BE hap kanale të reja me Moskën,...

7:15

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin...

7:11

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin...

7:07

PE miraton rregullat e reja për kthimin...

6:20

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

6:02

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:52

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel:...

5:46

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon,...

5:20

“Marina Orikum”, porta e re e luksit...

5:19

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj...

5:08

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”,...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikut të kokainës në Athin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.