Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 April 2026
Vizion fokus

Araghchi: Irani do të marrë vendim në lidhje me...

VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ervin...

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i plagosur

E rëndë! U godit me gur nga motra gjatë...

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku i drogës!...

Dyshohet se trafikoi 240 kg lëndë narkotike, policia jep...

Arrestohet në Brazil i shumëkërkuari Ervin Mata

Ish-zyrtari amerikan: Propozimi i Iranit për paqe nuk bind...

Mbledhja e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar të...

Aksident në aksin Vlorë-Llogara, një i plagosur

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

5 Mars 14:32

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Azerbajxhanit ditën e sotme. Ai tha se sulmet e Iranit nuk janë vetëm një kërcënim për Azerbajxhanin, por edhe për stabilitetin e gjithë rajonit të Kaukazit dhe Lindjes së Mesme.

Kreu i PD theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit në fusha të ndryshme, duke përfshirë diplomacinë, ekonominë dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Ai bëri thirrje për një reagim të përbashkët ndërkombëtar që të shmangë përshkallëzimin e konfliktit dhe të garantojë sigurinë rajonale.

Berisha: Duke dënuar me forcën më të madhe sulmet e regjimit të Ajatollahëve ndaj të gjithë fqinjëve të saj, i bëj thirrje Azerbajxhanit, duke i shprehur të gjithë solidaritetin e PD dhe timin të bëjnë çdo gjë për çlirimin e dhjetëra milionë azerëve që prej dekadash vuajnë në tiraninë e Ajatollahëve.

Irani duhet të marrë përgjigje përfundimtare. Janë mbi 50 përqind e popullatës, të cilët nuk janë persë, por janë të minoriteteve të tjera. Në këto minoritete, azerët janë më kryesorët. Janë rreth 30 milionë. Uroj dhe shpresoj që edhe bota të ndihmojë çlirimin e tyre sepse regjimi i bazuar në teokraci është një regjim më i rrezikshmi sot.

Berisha shtoi se kjo situatë kërkon një veprim të vendosur nga komuniteti ndërkombëtar.  Kreu i PD u shpreh se operacioni që ka nisur duhet të përfundojë patjetër me mposhtjen e regjimit, dhe se vetëm pasi iranianët të jenë të lirë, ata mund të vendosin për fatin e tyre.

Berisha: Së dyti, bëj thirrje që këto operacione ndaj Iranit të vazhdojnë gjer në përmbysjen e plotë. Është e gabuar dhe e padrejtë të pritet nga iranianët që të ngrihen dhe të dalin në rrugë në një kohë kur ata i presin breshëritë e mitralozave dhe topave të regjimit të Ajatollahëve. Ky operacioni që ka nisur duhet të sosë me çdo kusht me mposhtjen me çdo çmim të atij regjimi dhe pastaj iranianët në liri do vendosin për fatin e tyre.

Ky qëndrim vjen në një kohë kur tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm, dhe konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon të zgjerohet./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berisha Iran

Nga e njëjta kategori

Raundi i parë për Presidentin në Kosovë, Rushiti merr 63 vota, opozita bojkoton sërish

më shumë...

“Më ke prekur familjen”, vijojnë debatet në Ferma Vip

më shumë...

Araghchi: Irani do të marrë vendim në lidhje me bisedimet me SHBA

më shumë...

Larja e lopës “mollë sherri” në Ferma VIP! Përplasje e fortë mes Mozës dhe Sarës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:23

Raundi i parë për Presidentin në Kosovë,...

10:18

“Më ke prekur familjen”, vijojnë debatet në...

10:09

“Je fëminore, shko në kopsht bashkë me...

10:06

Araghchi: Irani do të marrë vendim në...

9:43

Larja e lopës “mollë sherri” në Ferma...

9:42

VIDEO/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit...

9:30

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

9:23

Pas tërheqjes së Konjufcës dhe Kollçakut, VV...

9:13

E rëndë! U godit me gur nga...

9:06

Eliminime dhe surpriza! Nis Ferma VIP 3...

8:48

Nga përplasja me Vis Martinajn, te trafiku...

8:37

Dyshohet se trafikoi 240 kg lëndë narkotike,...

8:32

Arrestohet në Brazil i shumëkërkuari Ervin Mata

8:25

Ish-zyrtari amerikan: Propozimi i Iranit për paqe...

7:47

Ish-fermerja plas bombën në Living Day: Adionin...

7:47

Mbledhja e përbashkët e qeverisë dhe grupit...

7:42

Aksident në aksin Vlorë-Llogara, një i plagosur

7:38

Rrezikonin të mbyteshin në det, roja bregdetare...

7:26

Kriza presidenciale në Kosovë, Konjufca dhe Kollçaku...

7:16

Belgjika si një portë e re për...

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • FOTO/ Mori hakun e babait pas 10 vitesh, ky është djali i Ge...
  • Urani te Binjakët sjell transformim për 7 vitet e ardhshme!...
  • Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e atentatit në...
  • FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkësh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.