Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha doli sot nga izolimi në shtëpi, pas 25 ditësh,  për tiu drejtuar Prokurorisë së Posacme ku po pyetet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

I shoqëruar nga avokatët e tij, si dhe dy makina policie, ai iu drejtua godinës së Prokurorisë, ku e prisnin me brohorima dhjetra mbështetës të tij si dhe deputët Flamur Noka, Luçiano Boçi, Albana Vokshi dhe Edmond Spaho .

Lexo edhe :

Related Posts

Në një deklaratë të shkurtër përpara se të hynte ne spak Berisha u shpreh se opozita do të triumfojë.

“Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike!Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

Prej 30 dhjetorit, kreu i demokratëve qëndron në shtëpi me masë arresti, nga ku iu ka drejtuar mesazh mbështetësve të tij, të cilët janë mbledhur çdo mbrëmje poshtë dritares.

Disa ditë më parë, SPAK refuzoi kërkesën e Sali Berishës për të qenë i pranishëm në seancat e Kuvendit.  Me heret lideri i opozitës refuzoi masën e detyrimit për tu paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore dhe një ditë para se të mbyllej viti 2023 u vendos ndaj tij masa e” arrestit shtëpiak.”

Ish- kryeministri Sali Berisha akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion të funksionarëve të lartë, pasi sipas organit të akuzës ka nxjerrë akte nënligjore që dhëndri i tij të përfitojë në privatizimin e ish- kompleksit sportiv “Partizani.”

Ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, veç korrupsionit dyshohet se ka kryer pastrim parash të fituara në rrugë jo të ligjshme.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *