E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha “braktiset” nga aleatët, PL dhe Mediu nuk i bashkohen protestës

Aleatët e PD nuk i janë bashkuar protestës së sotme që po mbahet para Kryesisë së Kuvendit.

Gazetarja e Vizion Plus Olta Blaceri në një lidhje live për edicionin e lajmeve me Frida Mavriqin bën me dije se Partia e Lirisë që drejtohet nga Ilir Meta dhe Fatmir Mediu i PR nuk janë të pranishëm.

Ndërkohë që opozita e mbështetur nga Berisha ka nisur protestën duke marrë fjalën të pranishmit, në Kryesinë e Kuvendit ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve.

Berisha përfaqësohet nga dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema bën me dije se i vetmi opozitar në mbledhje është Enkelejd Alibeaj nga grupimi i Bashës, ndësa nga mazhoranca janë Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla dhe Klotilda Bushka.

Deputeti Saimir Korreshi, i cili është anëtar i Këshillit të Mandateve, thotë për Vizion Plus se do merrte pjesë në mbledhje, por nuk e kanë lejuar të futet pasi është i përjashtuar pas trazirave që janë shkaktuar në Kuvend kohëve të fundit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë