Subscribe

Nje prej çështjeve qe Sali Berisha ngriti ne seance plenare e per te cilën beri thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, ishte çështja e garës per kryetarin e Partisë Socialiste. Por ne historinë e afërt gjate viteve 2005-2013 Sali Berisha nuk beri zgjedhje te strukturave ne Partine Demokratike, e ne historinë me te hershme, përplasjet e Berishës me rivalet brenda partisë janë te famshme; elemente te cilat socialisti Ben Blushi, i ka përdorur per t’i thëne liderit historik te se djathtës te qëndroje jashtë debatit mes socialisteve. Ish-kryetari i PD Sali Berisha ka qene aktiv edhe ne rrjetet sociale gjate ditëve te fundit ne lidhje me zhvillimet ne Partine Socialiste dhe atë se çfarë do te ndodhe ne kongresin e 19 marsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *