Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar aksionin e opozitës, duke bllokuar seancat plenare dhe komisionet parlamentare.

 

Në një komunikim gazetarët, Berisha tha se beteja pa kthim e opozitës në Kuvend synon të zgjojë luanët që janë në zemrat dhe shpirtrat e çdo shqiptari.

 

Dje, deputetët e opozitës, me guximin e tyre, ishin më përfaqësues se kurrë të popullit opozitar.

 

Ata me aktet e tyre të mosbindjes civile, përcollën në mbarë botën zërin qytetar të opozitës, se në parlamentin shqiptar po vdes pluralizmi politik dhe se deputetët e opozitës me mosbindjen e tyre civile, janë të vendosur të mbrojnë atë me çdo çmim.

 

Beteja pa kthim e mbi 40 deputetëve të opozitës në parlament është një lëvizje simbolike, që ka për qëllim madhor t’i paraqesë botës të vërtetën e diktaturës së bandave në Shqipëri.

 

Por njëkohësisht ka një qëllim madhor, të zgjojë luanët që janë në zemrat dhe shpirtrat e çdo shqiptari.

 

Zgjimi i çdo luani të fjetur është fitorja përfundimtare e demokracisë dhe përmbysja përfundimtare e diktaturës në Shqipëri.

 

Ndaj me këtë rast, duke shprehur vlerësimin tim më të madh për betejën pa kthim në parlament të deputetëve të opozitës, ftoj çdo demokrat dhe demokrate, çdo qytetar dhe qytetare, kudo që ndodhen, në Shqipëri, emigracion dhe diasporë, t’i bashkohet kësaj beteje për shpëtimin e Shqipërisë“, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *