Subscribe

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se cilido që të jetë vendimi i gjykatës ai do të vazhdojë betejën politike kundër shumicës socialiste që qeverisë vendin.

Në një konferencë me gazetarët, një ditë para se gjykata e posaçme të vendosë për izolimin ose jo të tij në shtëpi, Berisha zgjodhi të shmang komentet për strategjinë  pas caktimit të masës së sigurisë, por theksoi se ai do të vazhdojë të drejtojë opozitën

“Unë nuk kam asnjë lloj impresioni se çfarë vendimi merret nesër apo pasnesër. Beteja ime është pa kthim. Kjo është ajo që unë kam deklaruar dhe ajo betejë do vazhdojë gjer në triumfin e plotë, rikthimin e pluralizmit politik në vendin tim”, tha Berisha.

Dy dekada më parë në kohën kur Sali Berisha drejtonte vendin në cilësinë e presidentit të republikës, u arrestua Fatos Nano ish-kryeministër e lider i opozitës në atë kohë i cili më vonë me vendim gjykate u shpall i pafajshëm. Socialistët akuzuan Berishën për sulm politik, të njëjtat akuza si ato që Berisha artikulon sot; por pavarësisht këtyre elementeve vetë Berisha deklaroi se çështja e tij nuk ka pika të përbashkëta me rastin e ish-kryeministrit Nano

“Krahasimi me të pakrahasueshmen nuk shërben dhe është fatkeq. Fatos Nano është arrestuar për një abuzim, i cili sipas përllogaritjeve të qeverisë së PS, konkretisht të ish-ministrit të tregtisë së jashtme, Shane Korbeci dhe të ministrave të tjerë që nuk kishin firmosur, por u ishte falsifikuar firma në qeveri, njëri prej tyre, Qemal Disha, ishin zhdukur 10 milionë ndihmë humanitare për shqiptarët e uritur. Pa nam dhe nishan”, u shpreh ai.

Sipas Berishës veprimet e prokurorisë ndaj tij janë një sulm politik ndaj opozitës. Nga ana tjeter lideri historik I pd akuzoi prokurorinë e posaçme se po amniston figurat kryesore te mazhorancës qeverisëse si Erion Veliaj apo ilir beqaj, duke përsëritur vendosmërinë për te protestuar para godinës se spak.

 “Është armë e diktaturës. Do protestohet me forcën më të madhe. Pa diskutim!”, deklaroi Berisha.

Konferenca e sotme duket se do te jete konferenca e fundit për këtë vit e liderit te opozitës Sali Berisha, i cili nga nesër duhet të respektojë vendimin e Gjykatës së Posaçme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *