E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Berisha bën thirrje për armatosje

Ne kulmin e debateve për lidhjet e politikes me krimin, ish-kryeministri Sali Berisha ka çuditur me nje deklarate te bujshme. Berisha ka kërkuar armatosjen e shqiptareve, duke propozuar edhe ndryshimin e ligjit duke sjelle shembull Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Unë kam një kërkesë për qytetarët shqiptarë sot. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarëve që për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre, sepse nuk kanë asnjë siguri. Nëse ju, o organizatë kriminale, mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se nopozita dhe qytetarët jeanë të gatshëm tua kthejmë me të njëjtat mjete dhe ju të mos gjeni vrimë miu ku të futeni. Të armatosen, sepse armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët  që duan të mbrojnë veten e tyre dhe me urgjencë të sjellim ligjin. T’u japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë.

Kjo deklarate u pasua me reagimin e ashpër te ministrit te Brendshëm Sajmir Tahiri, reagim qe u mbështet edhe nga socialisti Ben Blushi.

Saimir Tahiri: Unë nuk besoj ka thirrje më antikushtetuese sesa kaq. Unë nuk besoj ka më djallëzi sesa kaq. Dhe unë shpresoj shumë që prokuroria të gjejë kurajë ta thërrasë, pikërisht pse është vepër penale të bësh thirrje publike për armatosje dhe të bësh thirrje publike për dhunë ndaj institucioneve. Kjo që ndodh këtu është skandaloze.

Reklamë

Tahiri i vendosur ne qendër te sulmeve te opozitës ka hedhur poshtë çdo akuze per lidhje me Emiljano Shullazin.

Saimir Tahiri: Unë jam shumë i gatshëm. Më gjeni një provë të vetme të lidhjes së supozuar timen me Shullazin apo me këdo tjetër – dhe unë jam gati të mbaj përgjegjësi. Ngrini komisionin hetimor, verifikoni nëse ka punuar Policia apo jo.

Maxhoranca i ka bere thirrje opozitës te tërheqë deklaratën per armatosje te shqiptareve, duke e cilësuar te papranueshme thirrjen e Sali Berishës.

Ndersa eshte perpjekur per te sqaruar deklaraten per armatosjen e popullsise, ish-kryeministri Berisha eshte perplasur edhe me nje gazetare.

Pyetja: Ju në këtë moment po i riktheheni çështjes së ligjit, por ju në fjalën tuaj nuk përmëndët ligjin në fillim. A po e kuptoni që thirrja juaj mund të shërbejë për të hapur një luftë civile në vend, ligjin e përmendët në fund?

Sali Berisha: Tani po i lejon vetes diçka joprofesionale. Më vjen keq, unë dua të të respektoj, por nuk po më lë. Se si e ndërtoj unë fjalinë është puna ime. A je avokatja e Shullazit, apo e një përdhunuesi? Nëse je gazetare, ti nuk mund të më thuash mua se ku duhet ta vë atë fjalë, në fillim apo në fund. Nuk e dikton dot atë, as unë ty e as ti mua. Natyrisht unë nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë dhe atë po e them prap. Përse po më thua se po e ndryshoj? Ku e gjen ti këtë të drejtë morale? Nuk shkon kjo, për ty se për mua s’ka problem.

 

 

Më shumë video

Reklamë