Kryetari i partisë demokratike Sali Berisha i bëri thirrje Brukselit të nisë bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë.

 

Në momentin kur duket se mundësitë për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare janë më të mëdha se asnjëherë më parë, Berisha ka theksuar se mbështet çdo hap në rrugën e integrimit.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Kam bërë dhe do bëj thirrje që BE të hapë negociatat, edhe nëse Maqedonia dhe Bullgaria të mos bien dakord. Nuk është produktive binjakëzimi. Nuk kam qenë dhe nuk jam as tani.”

 

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Sali Berisha deklaroi se partia demokratike është kundër projekt-ligjit për legalizimin e kanabisit, i cili u publikua një ditë më parë.

 

 

“Kategorikisht kundër. Për PD-në, legalizimi i kanabisit është krim dhe vetëm krim. Kjo do të thotë të shpallësh veten Eskobar i Europës.”

 

 

Kryetari i PD u ka bërë thirrje qytetarëve që vuajnë çmimet e rritura dhe taksat e larta të dalin në protestë kundër qeverisë në 7 korrik.

 

 

 

“Thirrja ime sot është e përsëritur për qytetarët, për fermerët, për biznesmenët, për profesionistët, mjekë, inxhinierë, avoketër, arkitektë, noterët, të bashkohemi në këtë protestë për të shpëtuar Shqipërinë.”

 

 

Berisha theksoi se 7 korriku është vetëm protesta e parë kundër qeverise Rama

 

 

“Edi Ramës i them se ky është vetëm fillimi.”

 

BERISHA: BE TE HAPE NEGOCIATAT

“ME LEGALIZIMIN E DROGES RAMA SHPALL VETEN ESCOBAR TE EUROPES”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *