Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha në protestën e radhës që po mbahet jashtë Kuvendit e konsideroi parlamentin si institucion të shkelmuar nga banditët dhe klanet e drogës.

 

Sipas tij ndonëse Kushtetuta parashikon krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, kjo e drejtë po iu mohohet deputetëve të opozitës nga “kukullat” e kryeministrit Rama.

 

“Për të gjithë qytetarët e këtij vendi që ndjekin zhvillimet në seancën e parlamentit, apo këtë protestë, duhet t’i qartësoj se kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës, e cila shkelmohet nga banditët, nga porositës të vrasjeve, nga padronë të klaneve të drogës, krimit.Kjo Kushtetutë, në nenin e saj 70 i garanton deputetit me mbledhjen e 28 firmave, krijimin automatik të komisionit hetimor për problemet që këta 28 burra dhe gra, të votuar nga zgjedhësit shqiptarë, gjykojnë se duhet të hetojnë.Kurse trafikantë dhe kukulla pa dinjitet njerëzor të Edi Ramës, bllokojnë këtë të drejtë të deputetëve të opozitës”, tha ai.

 

 

Berisha akuzoi sërish kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj si të përfshirë në korrupsion duke thënë se ka vjedhur paratë e shqiptarëve përmes aferave korruptive.

 

“A e dini ju se çarteri i Ramës është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij, që të firmosin dokumentet për djegësat. Ju po protestoni kundër një hajduti që po mjeron çdo ditë shqiptarët, protestoni kundër një njeriu, i cili vazhdon të vjedhë ditën dhe natën me aferën e djegësave. A e dini ju se djegësat, 420 milionë, kanë vetëm një njeri kryesor dhe ky është Edi Rama. A e dini ju se çarteri i tij është përdorur për fluturime për t’u bërë presion ministrave të tij, që të firmosin dokumentet për djegësat? A e dini ju se me Erion Veliajn, vjedhin në çdo ton mbetje që derdhet në Sharrë, 18 euro nga mundi dhe djersa juaj? A e dini ju se ky zotëri, shtrohet në darka 10 mijë dollarë me McGonigal, ministrja e tij këput 1 mijë euro biftekun:-, tha ai.

 

Paralelisht me zhvillimin e protestes së opozitës, në seancën plenare vijon debati i tensionuar mes depiteteve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

 

Deputetet e grupit të Berishës kërkojnë me ngulm interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen “McGonigal” si dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për lidhjen e kreut te qeverisë me ish-drejtuesin e FBI.

 

Nga ana tjetër socialistët thanë se kërkesa  është e papranueshme për shkak të axhendës së kryeministrit, i cili ndodhet në një takim zyrtar në Japoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *