Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se ka përdorur çdo mekanizëm për blerjen e votave në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Ai shprehet se së bashku me kreun e PSD, Tom Doshi, kryesocialistri ka tjetërsuar vullnetin e votuesve.

 

Nga ana tjetër, Berisha nënzion se nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershmë për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama.

 

“Ky u dha 860 mijë votuesve para në xhep për t’i dhënë votën, kurse sa janë nën dhe, kemi fenomenin Doshi. Partia e Doshit është rritur 310%, krahasim me 2019 se po ta krahasosh me kur ia ka marrë Gjinushit është rritur me 2 mijë përqind. Ai ka vetëm blerje”, thekson Berisha duke shtuar se Rama përdor Doshin për të blerë vota, ndërsa dhe vetë Rama blen akoma më shumë vota. “Nuk ka zgjedhje me Ramën”, thekson Berisha.

 

Ish lideri i PD bëri me dije se do iu rikthehet protestave për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *