E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Berisha “asfiksohet” nga gazi lotsjellës, paralizohen protestuesit/VIDEO

Gazi lotsjellës I përdorur nga policia e shtetit kundër protestuesve që tentonin me dhunë te futeshin në parlament, ka zbrazur brenda pak minutash të gjithë zonën para godines se këtij institucioni.

Ndërkohe një pjesë e mirë e protestuesve kanë shfaqur probleme të theksuara nga gazi lotsjellës.

Në pamjet e kapura nga moment I parë kur është hedhur gaz lotsjellës ndaj vijes së pare të protestuesve që po përdorinin dhunë, është fiksuar edhe portreti I ish kryeministrit Berisha.

Lideri historic I PD, mbahej nga 2-3 persona ndersa dukej që kishte probleme të theksuara me frymemarrjen.

Në vijën e parë të përplasjeve vec Berishës ishin edhe Lulzim Basha, Flamur Noka, Gazmed Bardhi, Belind Kellici dhe Klevis Balliu.

 

Vazhdo të lexosh