Sali Berisha shfrytëzoi një mbledhje me Departamentin  Arsimitdhe Shkencës në PD për të sulmuar kryeministrin Rama sa I takon mënyrës sesi qeveria është sjelle, sipas tij me pedagogët.

 

Për kreun e demokratëve, Rama konfiskoi lirinë akademike duke emëruar komisarë dhe borde qeveritare .

 

“Sot arsimi, ashtu si shoqëria shqiptare përjeton në një mënyrë me shpejtësi të pabesueshme një rrënim krejtësisht  të diktuar nga politika, fund e krye të dëmshme dhe shkatërruese. Nëse marrim së bashku treguesit në tërësi, do të gjejmë se, asnjë luftë civile nuk mund t’i rrënojë kaq thellë dhe shpejtësi, treguesit e një kombi. Dihet që luftërat civile janë më shkatërrimtare për një komb.

Këtu në 8 vite është larguar 27% e popullsisë, janë mbyllur me qindra e qindra shkolla, është përgjysmuar numri i studentëve. Me mijëra intelektualë të diplomuar janë larguar nga Shqipëria. Në 8 vite, njësoj si në diktaturë, pasi kanë një tipar, ose ndalojnë ose ngadalësojnë kohën.

Ju jeni vetë dëshmitarë se si kjo qeveri konfiskoi lirinë akademike, nëpërmjet komisarëve dhe bordeve qeveritare. Se si ky njeri, i cili me mburrje thotë se skam asnjë master, doktoraturë, ndaloi me një urdhër prej injoranti, hakmarrësi, doktoraturat në universitetet publike. Një vendim të tillë e merr veç ai që nuk ka abc-në e kërkimit shkencor dhe jetës akademike. Ose e merr ai që i urren të dyja.

Një njeri i cili e shterroi fondin për shkencën, në mënyrë absolutisht më shumë se në diktaturë. Kërkimi shkencor në atë kohë ka qenë më i decentralizuar se sot. Për mua vendoste vetëm zv/dekani i cili firmoste dhe unë vazhdoja punën. Kjo është e vërteta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *