Ish-kryeministri Sali Berisha, del në mbrojtje të Spiro Kseres, anëtar i kabinetit të tij qeveritar, duke e konsideruar si një akt të porositur për qëllime të qarta politike. Në një postim në rrjetin social facebook, Berisha shprehet se Ksera nuk u morr asnjëherë në pyetje nga organi i akuzës, pavarësisht se në adresë të tij, Kontrolli i Lartë i Shtetit e kishte paditur një vit më parë. Duke shprehur mbështetjen për hetimet mbi bazën e standardeve të një vendi të lirë, Berisha i bën apel gjykatës të veprojnë bazuar në ligj, pa asnjë ndikim politik. Po ashtu, ai i bën thirrje prokurorit të përgjithshëm të ndalojë përdorimin në prokurori të praktikave ataviste, që sipas tij komprometojnë rëndë, që në nisje, procesin e hetimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *