Sot zhvillohen zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në garë janë lideri historik i selise blu, Sali Berisha dhe ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi.

Proçesi i votimit do të nisë në orën 08.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

“Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.”, thuhet ne njoftimin e PD.

Kandidatët për Kryetar sipas renditjes në fletën e votimit janë:

1.     Sali Berisha
2.     Ibsen Elezi

“Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.”, behet e ditur në njoftim.

Zgjedhjet në PD zhvillohen ne nje kohe qe partia mbetet e percare dhe pritet vendimi i gjykates se Apelit per te kuptuar nese vula dhe logo i takon Grupit te Alibeajt apo te Komisionit te Rithemelimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.