Kreu i “Foltores” Sali Berisha edhe këtë të premte ka vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë dhe drejtuesve të PD zyrtare. Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se opozita nuk është e përçarë, por e marrë peng.

 

Në këtë mënyrë, ai përsëriti akuzat që shigjetojnë kreun e komanduar të PD, Enkelejd Alibeajn dhe paraardhësit të tij, të cilëve iu referohet si pengjë të kryeministrit Rama.

 

“Përçarja e opozitës është pengmarrje, ndaj duhet t’i quajmë gjërat siç janë. Lulzim Basha është i marrë peng me dosjen e larjes së 700 mijë dollarëve. u e dëgjuat raportin, ato nuk kanë lidhje me PD-në, ato janë transaksione të Bashës. Raportet e CIA-s thonë që janë para ruse.

 

Lulzim Bashë është peng edhe i aferave të tjera. Zinxhiri i aferave të tij është i gjatë. Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën.

 

Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë. Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin. Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje.

 

Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguan. Geni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri. Ndaj të dyve. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Ka edhe të tjera”, tha Berisha.

 

Në fjalën e tij, Berisha e akuzon kreun e komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj si i përfshirë në krime të përbashkëta me Ramën. Ai kërkoi votëbesim të kandidatëve të tij duke theksuar se në fushë betejën e 14 majit, nuk ka asnjë financim nga buxheti i shtetit, duke e cilësuar si një disfavor që në nisje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *