E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Berisha akuzon Ballën se ka mbrojtur trafikun e drogës me pasaportën diplomatike

Ish-kryeministri Sali Berisha, para medieve jashtë Kryesisë së Kuvendit deklaroi sot, se sapo të vendoset data e protestës do të bëhet e ditur.

 

Reklamë

Berisha ka akuzuar ministrin Balla se ka shoqëruar narkotrafikantë dhe ka mbrojtur me pasaportëne tij diplomatike transportin e drogës për klanet kriminale.

 

Berisha: U vendos të vazhdojë mosbindja civile me të gjithë varitetet e saj. Një  pjesë e deputetëve janë tani në Komisionin e Sigurisë, ku njëri nga kriminelët më të rrezikshëm me kollare, të Shqipërisë deh rajonit, do referojë në emër të krimit dhe drogës dhe të lidhjeve të tij që ka.

 

Nuk ka përqeshje më të madhe për këtë komb se të vendoset në krye të sigurisë së vendit, një individ i akuzuar në sallat e gjyqit si njeri që ka porositur vrasje. I cili ka shoqëruar narkotrafikantin, bosin Edmond Bego, 54 herë me ngarkesa droge nga Tirana jashtë vendit.

 

I cili ka shoqëruar Pëllumb Gjokën disa herë nga Tirana në Romë. Në fakt ka mbrojtur me pasaportën e tij diplomatike, transportin e drogës për klanet kriminale. Përveç kësaj Balla është i njohur me lidhjet e tij me Bajrat, si një zar i tyre, ku në regjistrime ata shprehen se me të e kemi zgjidhur problemin e ligjit të lojërave të fatit.

 

Po ashtu me Rrajat, me bandën e Elbasanit, ku ky merret me tenderat që duhet të fitojë një nga banditët e Elbasanit. Pra, sot ky përfaqëson narkoshtetin në Komisionin e Sigurisë. Nuk ka fatkeqësi si kjo për vendin dhe ne e denoncojmë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë