Lideri i opozites Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se të dhënat e sistemit TIMS ua ka dhënë vendeve jo mike të Shqipërisë dhe NATO-s.
Gjatë fjalimit para mbështetësve të tij, Berisha paralajmëroi shefin e qeverisë Rama se së shpejti do të dalë e vërteta për nderhyrjen në sistemin TIMS.
“Emri do të dalë dhe të del edhe për pabesitë e tjera kriminale, shitjen e të dhënave sekrete të TIMS armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s. Edi Rama, emri të del dhe do të dalë në aferat e tmerrshme shumëmiliardëshe“, u shpreh ish kryeministri.
Berisha akuzoi kryeministrin edi rama se ka korruptuar ish funksionarin e larte te fb mcgonigal i cili po gjykohet per dosjen shqiptare
“Dje, në mediat e SHBA, mediat e Europës dhe mbarë botës, superlajmi ishte se prokurori federal i Uashingtonit, dërgoi në gjykatë dosjen e McGonigal, në të cilën McGonigal pranon se ka marrë ryshfet nga Edi Rama“, tha Berisha.
Për të gjitha këto arsye Berisha u bëri apel qytetarëve të ngrihen për të rrëzuar mazhorancën socialiste.