Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ndal sulmet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Nga Librazhdi, Berisha deklaroi se tre vite më parë, kreu i PD ishte ftuar të shkonte në SHBA. Mirëpo, vizita u anulua, pasi, sipas Berishës, mbështetësit i kishin thënë se nëse Basha shkelte në SHBA do të arrestohej.

 

“Sot ai ka në dorë vetem ligjin e partisë, statutin duke thyer çdo nen. Për të Këshilli, Kuvendi nuk ekzistojnë. Sot ai ka njoftuar se ka marrë ftesë për në SHBA. Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Saimir Tahiri, ti shkon aty me dy dosje të rënda. Dosjen Muzin dhe Toyota Yaris, këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën, për të parën 3 vite më parë u nis në SHBA, një grup demokratësh doli ta priste, por nuk erdhi. Po të vinte do të arrestohej thanë. Dosja Muzin është përvëluese për të. Po dridhen themelet e narkoshtetit. Ata kanë frikë të shkojnë të kontrollojnë formularët duke i konsideruar lluam ata që shkojnë në Foltore. Peng Basha bëri fjalë edhe për lidhje me krimin të miat dhe Foltores. Suel Çelen e kam denoncuar më shumë se askush tjetër. Shkoni në Facebookun e Lulzim Bashës nuk e ka përmend asnjëherë. Shikoni tabulatet e bisedave tona ku më kërkonte mos i përmendja emrin. I ka ngelur vetëm shpifja dhe tërbimi. Pengun e urdhëruan të thërrasë antiKuvendin e datës 18. Lidhur me firmat jo vetëm që janë 4200 por po shkojnë drejt 5000. Pse ne nuk i publikojmë? E para është ligji i të dhënave, neni i Kushtetutës për mbrojtjen e të dhënave personale. Kanë frikë dhe tmerr prej tyre”, deklaroi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *