E diel, 11 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:30 Në vijim ora 02:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha: Aksionin opozitar e kemi me Ramën dhe Ballën, jo me deputetët socialistë

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në një deklaratë për mediat pas tensioneve në Kuvend se kjo e sotmja ishte një grevë e përkohshme.

 

Reklamë

Berisha u shpreh i vendosur se nuk do të tërhiqen nga aksioni opozitar, pa u plotësuar të drejtat kushtetuese nga mazhoranca.

 

Reklamë

Kreu i PD-së sqaroi se opozita nuk ka protestë ndaj deputetëve të maxhorancës, por ndaj Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

 

“Kjo ishte grevë. Ne shpallëm një grevë të përkohshme aq sa do vazhdonte turpi i parlamentit.
Deh ata nuk respektojnë grevën. Unë ua thashë edhe deputetëve socialistë, ne nuk kemi punë me ta, ne kemi punë me Edi Ramën. Ne kemi punë me Taulant Ballën. Taulant Balla është një kriminel më i poshtër se Bajrat, më i poshtë se Çelët. Se ai ka marrë postin e ministrit të Brendshëm, kurse ata rrinë në bodrumet e tyre.

 

Si mundet që ky njeri të largojë nga policia 64 IMSI Catcher, në një kohë kur vetë ka pasur tre? A nuk është ky abuzim i tmerrshëm me pushtetin? Ne nuk heqim dorë, ky është vetëm fillimi”, u shpreh Berisha. 

Më shumë video

Reklamë