E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

“S’përballon dot presionin”/ Bëri simbolin e shqiponjës, Miss Serbia përfundon në spital

Pas jehonës që iu bë në rrjetet sociale veprimit të përfaqësuese së Serbisë në konkursin “Miss Intercontinental”, e cila doli në një foto duke bërë me duar simbolin e shqiponjës, Valentina Petrovic ka përfunduar në spital.

 

Reklamë

Kolegia e saj, Nadja Kljajic ka treguar se Valentina është shtruar në spital pas mbërritjes në Serbi.

 

“Jam në kontakt të rregullt me menaxherin e saj. Është e papranueshme ajo që ka ndodhur. Ajo ka stres të tmerrshëm, e pret një presion i madh”, ka treguar Nadja.

 

Fotografia e saj me simbolin e shqiponjës u bë virale, duke e detyruar që të tërhiqej nga gara e konkursit të bukurisë. Ajo pranoi se u pendua lidhur me gjestin e bërë, pasi i ka kushtuar shumë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë