E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Beri rezistencë me familjaret e saj tek “Petro Nini”, pezullohet policja Blerta Dervishi

Punonjësia e policisë, e cila protestoi bashkë me familjen e saj këtë të hënë kundër prishjes së shtëpisë nga përmbaruesit tek zona e “Petron Ninit” është pezulluar nga detyra.

Blerta Dervishi bashkë me familjaret e saj bëri rezistence për disa orë me radhë të hënën kundër përmbaruesi të mbështetur nga policia e shtetit shkuan për të ekzekutuar sipas tyre një urdhër gjykate të formës së prere. Pamjet e përplasjeve mes palëve bënë xhiron e mediave.

Reklamë

 

Blerta bashkë me 14 anëtare të tjerë të familjeve që jetonin prej dekadash në këto banesa nuk pranuan të dilnin jashtë cka shakktoi edhe përplasje të forta derisa fizike ndërsa disa prej banoreve patën edhe shqetësime shëndetesore.

 

Këtë të martë Blerta Dervishit e cila është punonjëse pranë repartit “Shqiponja” iu komunikua pezullimi nga detyra me motivacionin se ka penguar punonjësit e policisë në ushtrimin e detyrës.

Një ditë më parë për shkak të sjelljes jo dinjitoze të policisë së shtetit në këtë konflikt, sic deklaroi vetë ministri Lleshaj, u lirua nga detyra edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderi ndërsa vendin e tij e mori përkohësisht zv.drejtori Dhimitraq Ziu.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë