Rekursi që ish ministri i Mjedisit Lefter Koka ka bërë për të zëvendësuar masën e sigurisë burg pa afat  në Gjykatën e Lartë për inceneratorin e Fierit është rrëzuar.

 

Gjatë ditës së djeshme, përfunduan pretendimet e palës mbrojtëse për 20 personat e marrë të pandehur për këtë djegës, si dhe për 14 kompanitë koncesionare nën sekuestro.

 

Më 15 shkurt ish ministri Lefter Koka gjatë seancës që do të vendoste kalimin apo jo të kësaj dosjeje në gjyq, u shpreh se kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi nuk duhet marrë parasysh, pasi e konsideron si një padi e bërë nga një e “çmendur”.

 

Ish ministri pretendon në pafajësinë e tij, arsye që e çoi në rekursin e bërë në Gjykatën e Lartë, sikundër edhe problemet e tij me zemrën.

 

Lefter Koka akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim i veprës penale, ku dyshohet se ka përfituar nga të dyja skemat fiktive për ndërtimin e inceneratorëve Fier dhe Elbasan rreth 5 mln euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *