Kronikë
Bëri për spital 41 vjeçarin, pranga të riut nga Kavaja

Një 25 vjecar nga Kavaja është arrestuar u arrestua nga policia pasi ka dhunuar rëndë një person ditën e dielë.
Ngjarja ndodhi ditën e dielë në lagjen nr. 13, Durrës.
Pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me iniciale F.ZH, ka goditur me grushte 41 vjecarin me iniciale B. C., banues në Durrës.
Ky i fundit ka marrë plagë të ndryshme ne trup dhe fytyre dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa I riu nga Kavaja akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




